Teuta bën afrimin e radhës në merkaton e verës. Mbrojtësi nga Gostivari, Ardit Iljazi, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me durrsakët.

Në garë për shërbimet e lojtarit 23-vjeçar ishin edhe skuadra të tjera të Superiores, por në fund Iljazi ka zgjedhur të luajë për “djemtë e detit”.

Pas një sezoni të mirë me Erzenin e Shijakut, mbrojtësi i djathtë do të jetë tashmë në dispozicion të trajnerit Diego Longo, duke plotësuar boshllëqet që kishte në këtë rol.