Anijet e mëdha të tonazhit të lartë, transportieret e pasagjerëve dhe të kontenierëve, nuk mund të manovrojnë dot, ngecin në port sepse kanali hyrës është i cekët.

Ky problem është bërë prezent nga të gjithë subjektet tregtare dhe kapitenët e anijeve tha Kapiteni i  portit të Durrësit, Taulant Allka.

Allka dha alarmin se do të pezullohet hyrja e anijeve në portin më të madh të vendit në Durrës nëse nuk do të bëhet thellimi i kanalit hyrës dhe basenit ujor.

Sipas tij, zhytja e anijeve në ujë është 8.2 metra, dhe shumë shpejt kapiteneria do ta ulë thellësinë e anijeve në 7.5 metra, pasi prej vitesh kanali hyrës ujor i portit të Durrësit as nuk është pastruar e as nuk është thelluar.

Artjan Qirici tha se APD ka 9 milionë euro depozitë për këtë projekt dhe do të kërkojë procedura të përshpejtuara që projekti të nisë në muajin qershor.   

Ky projekt ka disa vjet që është hartuar nga APD por vit pas viti është shtyrë ndërsa anijet tregtare të tonazhit të lartë nuk mund të hyjnë në portin e Durrësit i cili nuk ka thellësinë e nevojshme për të kryer aktivietin normal.

K.H.