Thierry Henry është zv/trajneri i ri i Belgjikës! Francezi ka marrë “bekimin” e Federatës Belge të Futbollit, ndonëse nuk ka asnjë përvojë si trajner në një skuadër profesioniste. Ish-sulmuesi i Arsenalit, 39 vjeç, do të bashkëpunojë me ish-trajnerin e Evertonit, Roberto Martinez, për të drejtuar “Djajtë e kuq”. Jo ata të Manchester Unitedit, por të Belgjikës, skuadër e cila është në kulmin e saj si asnjëherë në histori, e mbushur plot e përplot me talente. Pas tre vitesh në “Goodison Park“, Martinez mori lajmin se do të drejtojë yje si Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne, teksa tani do të ketë si numër 2 një teknik i cili flet frëngjisht dhe do të jetë shumë pranë lojtarëve. Pas një karriere të jashtëzakonshme si lojtar – duke shënuar 360 gola në 792 ndeshje, përfshirë 228 rrjeta për Arsenalin në vetëm 376 gola – Henry nuk u largua nga futbolli, pasi u bë analist në “Sky Sports“, por tani rikthehet edhe në fusha.
Thierry Henry tashmë ndihmës trajner i Belgjikës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kryeministri Rama në homazhe: Servet Pëllumbi do mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimeve
Ervin Salianji nxjerr videon e Berishës: Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat
Homazhet për Servet Pëllumbin, Spiropali: Një politikan që i doli për zot PS-së në një kohë të vështirë
Marrëveshja për Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, Rama: Ju kujtoj si ankesat avulluan!





