Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli për “Sportmediaset” në prag të ndeshjes së parë me Atleticon Madrid në Champions League.

“Atletico është një skuadër shumë e fortë, me lojtarë të mrekullueshëm. Ne po e përgatisim si ndeshjet e tjera të kampionatit dhe kupës, me qetësi dhe duke punuar shumë”.

Skema e Atletico – “Më parë ata luanin me një mbrojtje shumë të ulët. Tani ata luajnë futboll shumë të mire, me lojtarë të rëndësishëm si Griezmann, Morata dhe Depay. Do të jetë një ndeshje e mirë. Antoine është një djalë i jashtëzakonshëm, një lojtar i jashtëzakonshëm”.

A ju rrit si ekip Championsi? – “Po, ashtu si kampionati. Atletico vjen në “San Siro” për të luajtur një ndeshje të mrekullueshme. Për mua është e mrekullueshme të luash ndeshje të tilla”.

Champions ëndërr apo mundësi? – “Ne duam të hyjmë në fushë për të fituar, çdo ndeshje është një mundësi për të bërë mirë”.