Nga Zhak Çezari*

Do te doja te kisha vene bast qe do vije, madje isha gati ta beja. Akoma nuk e besoj qe humbe shansin e fundit, shansin per te shpetuar dinjitetin dhe fytyren, po ndoshta edhe me shume,sepse demokratet dine te falin Lul dhe do te kishin falur po te vije, po ti bere gabimin me te madh te jetes…jo vetem  qe nuk erdhe po i the qe nuk jeni demokrate…!

Ishim po ne Lul qe 31 vjet me pare 300 m larg nga dje rrezuam komunizmin, ishim po ne Lul qe te kemi mbeshtetur ne 8 vite, qe kemi ndenjur naten edhe pa buke ne cader, qe vinim nga ana e anes te gelltisnin gazin helmues (se nuk ishte lotsjelles), ishim po ne Lul qe na tradhetove kur na premtove qe do lejoje te vidheshin zgjedhjet vetem po te kalonin mbi trupin tend, per ne shqiptaret Lul dmth te te shtrine te vdekur pastaj te te kalojne siper… nqs ke patur parasysh ndonje menyre hollandeze na e thuaj!

Duhet te vije Lul te shikoje se si pulsonte gjaku blu, po ti nuk e ke blu ndryshe do bije ne gjunje para atyre 5000 burrave e grave dhe do ti kerkoje ndjese!

Duhet te shikoje Doktorin Lul, ne sy, ti kerkoje ndjese, ti rrije ne krah, do fitoje popullin Lul, po edhe Ameriken se tradhtaret nuk i do njeri Lul, i perdorin dhe i flakin. Nqs ke gabuar dhe te mbajne peng dili perballe, edhe burgu per burrat eshte, le qe po t’na kishe me vete s’do guxonte njeri te te prekte.

Forza e vertete Lul eshte populli. Edhe Commodo kur e pa qe po humbte popullin doli ne arene dhe u ndesh me gladiatorin, vdiq aty Lul se e dinte qe pa popullin ishte njesoj i vdekur.

Ti duhet te vije dje edhe sikur te vdisje, se edhe vdekja ka dinjitetin e vet. Burrat vdesin ne mejdan Lul po ti s’je burre! Zgjodhe te vdisje me turp. Zgjodhe te rrije me 20 vete ke shkallet e selise (me duart ke …!) dhe i qaheshe gazetarëve qe te kane vjedhur vulen.

Populli ka nje mallkim Lul, “te humbte vula” dhe me duket se te ka zene ky mallkim…! U ndave nga tufa Lul, prit ujkun!

*Anëtar i Bordit Këshillues për politikat e çështjeve të teknologjisë së informacionit në zgjedhje, PD Dega Durrës.