Nga Jola Hysaj

Eshte e thjeshte te thuash ky apo ai nuk ben, ky i ri vlen apo ai jo, ajo qe po perpiqet te bej Partia Demokratike qe pas 11 Dhjetorit eshte ti shtrij doren filizave te rinje te shoqerise shqiptare te ndergjegjesohen dhe ne vend  qe te ikin ata duhet te zhvillojne tek vetja te qenurit i pergjegjeshem qe e ardhmja e kombit jane pikerishte te rinjte.

Sa e lehte eshte per te rinjte shqiptare ti atashohen forcave politike sot pertej brrylave dhe pengesave qe hasin gjate rruges nga klanet apo edhe nga individ te thjesht?

Politika ne vetevete eshte arti i negocimit dhe i thirrjes se brendeshme per te dhene me te miren per vendin tend dhe per te tjere si ty qe nuk arrijne ti degjohet zeri.

Ne parimet themelore te Partise Demokratike te cilat po I rikthehet vrullshem kjo parti dhe me shume rigorozitet dhe korrektesi eshte bashkesia e vlerave themelore konservatore.

Me besimin tek Zoti, familja dhe atdheu unifikohemi te gjithe bashke per te rikthyer besimin qe  te rinjte jo vetem te promovohen pavaresisht te gjithe veshtiresive qe hasen ne marrjen dhe ngjitjen e shkalleve politike por per ti mesuar te rinjte qe per te arritur dicka duhet te besosh fillimisht tek vetja dhe me pas tek dora e shtrire per tu ngjitur. Ata qe marrin ashensorin per tu ngjitur politikisht zakonisht veniten sapo prekin realitetin  ndaj qe te rinjte mos perdoren me si fasada politike per te mbushur podiumet, per te vendosur pankartat apo thjeshte si imazhe neper fushata ,Partia Demokratike po ndermerr nje nisem serioze dhe shume efektive per te bere per here te pare pas ardhjes se demokracise ne Shqiperi .

Perparesia e partneritetit ndermjet te rinjeve dhe te rriturve eshte se i i bashkon shkathtesite dhe talentet e te rinjeve me pervojne dhe urtesine e te rriturve . Po ashtu , me partneritetin e ketille pranohen dhe vleresohen te gjithe kontributet individuale,dhe ne kete menyre motivohen partneret qe te ndermarrin me teper iniciativa dhe se kontributi i tyre jo vetem vleresohet por dhe promovohet.

Qellimi i levizjes qe ka ndermarre personalisht z.Berisha per fushaten e tij zgjedhore per postin e kryetarit te PDSH  e tregon me se miri kete. Te rinjte nuk po perdoren as si zbukurim dhe as per tu manipuluar atyre me ne fund po i jepet per here te pare e drejta legjitime e promovimit te vlerave dhe kontributeve te dhena. 

Pjesemarrja  e te rinjeve po sjell ndryshim konkret ne imazhin e partis dhe e ben kete institucion dhe me vizionar dhe me te hapur ndaj mendimeve dhe nismave te reja.

I bej thirrje te gjithe te rinjeve te na bashkohen ne si profesioniste te rinje, kemi shume per ti dhene Shqiperise, ky eshte momenti qe te marrim ne dore fatet dhe te ardhmen jo vetem te vetvetes por dhe te atyre qindra mijrave te cilet ndihen te perfaqesuar nga cfare ne perfaqesojme.

Ti je i ri, ti mundesh te sjellesh risine per te cilen ka nevoje politika sot!

Ti mundesh te japesh kontributin tend jo vetem me imazh por me idete dhe angazhimin tend!

Ti mundesh te thuash te verteten e asaj cfare perjeton cdo dite dhe te realitetit gri qe na rrethon.

Te qenurit i vertete dhe vetvetja eshte ajo cka te rinjte jane dhe perfaqeson dhe Partia Demokratike cdo dite e me shume jo vetem po promovon por po i jep ze vertetesise tone.

Te bashkohemi te gjithe bashke per ti dhene serisht ze, ngjyra dhe jete Shqiperise tone.