Tifozët e klubit gjerman Mainz i kanë dërguar një mesazh të fortë ish-trajnerit të tyre Jurgen Klopp pasditen e së shtunës në duelin ndaj Leipzigut.

Më herët gjatë këtij muaji, u njofuta se Klopp do të bëhet shef i ‘Global Soccer’ në kompaninë e pijeve energjike Red Bull.

Që prej 1 janarit e tutje, 57-vjeçari do të mbikëqyrë rrjetin e klubeve të futbollit të Red Bull, që përfshijnë RB Leipzig, New York Red Bull dhe Red Bull Salzburg.

Klopp i cili u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/2024, do të mbështesë gjithashtu rrjetin global të skautizmit dhe do të kontribuojë në stërvitjen dhe zhvillimin e trajnerëve.

Pasi u bë i ditur ky lajm, tekniku gjerman kishte thënë se është shumë i emocionuar që është përfshirë në këtë projekt, por vendimi i tij për të marrë këtë rol ka shkaktuar polemika.

Në fakt, reputacioni i tij në mesin e tifozëve në Gjermani ka marrë një goditje në një ndeshje të ish-klubit të tij Mainz, pasi tifozët e tyre shfaqën pankarta për të protestuar lëvizjen e fundit të Kloppit.

“A keni harruar gjithçka që ne ju ndihmuam të bëheni”, ishte mesazhi në njërën prej pankartave të shfaqura, teksa një tjetër shkruante “A jeni i çmendur?”

Në qoftë se nuk jeni në dijeni, Red Bull kishte bërë më herët një deklaratë që nuk ishte mirëpritur, kur morën përsipër klubin e kategorisë së pestë SSV Markranstadt dhe e kthyen atë në RB Leipzig.

Kujtojmë se në të kaluarën Klopp ka qenë mjaft kritik ndaj modelit me shumë klube, por duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar.