Edhe këtë herë ka përfunduar në qendër të kritikave. Pas penalltisë të gabuar në ndeshjen Gjermani-Italia, me atë vrapim të çuditshëm, që është imituar edhe nga një legjendë e NBA-së si Dirk Nowitzki, Simone Zaza shpresonte të merrte revanshin në Premier League, me fanellën e West Ham. I kërkuar me ngulm nga trajneri Bilic, i cili ka punuar një vit të tërë për ta bindur, nuk ka arritur të lërë asnjë shenjë në dy ndeshje. Një kohë shumë e shkurtër për të treguar vlerat e tij në një kampionat kaq të ndryshëm në krahasim me Serinë A. Por aq sa mjafton për të zemëruar tifozët e West Ham. Kanë qenë ëtë shumtë ata që kanë shprehur zemërimin e tyre në rrjetet sociale kundër sulmuesit italian. Madje, ka nga ata që e kanë përkufizuar si “blerja më e keqe e sezonit”, “Carlton Cole italian”, “dështimi më i madh në historinë e West Ham”. I zëvendësuar në fund të pjesës së parë të ndeshjes së humbur 4-2 nga West Ham kundër WBA, Zaza do të ketë kohë për t’i bërë për vete tifozët e tij të rinj falë paraqitjeve dhe golave të tij.