Shqipëria ka barazuar mbrëmjen e djeshme ndaj Islandës me rezultatin 1-1, në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.

Aty ku u duk se kuqezinjtë do të merrnin fitoren e parë në këtë fushatë të Ligës së Kombeve, islandezët na ndëshkuan në sekondat finale, në minutën e 90+7′ me autor Anderson.

Kontestimet e tifozëve kanë qenë të shumta ku përveç vërshëllimave me disa lojtarë gjatë sfidës, kulmoi me ofendimet dhe hedhjet e fanellave në drejtim të tyre.

Tifogrupi i Kombëtares shqiptare “Tifozat Kuq e Zi” kanë shpërthyer në ofendime në drejtim të trajnerit të Shqipërisë, Edi Reja me “Reja vaffanculo”, një shprehje e famshme ofenduese italiane.

Shqipëria e mbyll në vendin e fundit këtë fushatë të Ligës së Kombeve, por pa rrezikuar që të bien në Ligën C, pasi Rusia është skualifikuar nga kompeticionet e UEFA-s përshkak të luftës me Ukrainën.