Goli i 7 i shënuar nga Firmino në fitoren e thellë kundër Manchester United-it ka sjellë një gëzim të pamasë te tifozët, të cilët kanë hyrë edhe në fushë për të festuar së bashku me lojtarët.

Por festa nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa njëri prej tifozëve të Liverpool-it ka dëmtuar aksidentalisht Robertsonin.

Një lëndim krejtësisht i shmangshëm dhe i panevojshëm që ka tërbuar Jurgen Klopp-in.

Trajneri gjerman nuk i ka përmbajtur dot nervat, duke i bërtitur tifozit të skuadrës së tij dhe përpiqet të përplaset me të.

Megjithatë forcat e sigurisë arrijnë të largojnë në kohë mbështetësin e Liverpool-it.