Tirana përzgjidhet si një nga 21 komunitetet inteligjente (smart city) në Botë mes vendeve si Toronto, Philadelphia, Rio de Janeiro etj.

Komuniteti i Tiranës është vlerësuar nga Inteligjent (Intelligent Community Forum), një nga institucionet më serioze që studion zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve të ndryshme në mbarë botën.

Komiteti i Tiranës është vlerësuar ng ICF-ja, sepse ka arritur të kuptojë sfidat e mëdha që sjell nevoja e përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK) me brez të gjerë për bizneset e qytetarët dhe ka marrë hapa konkrete për të krijuar një ekonomi të aftë të përparojë nëpërmjet përdorimit të kësaj infrastrukture moderne të TIK.

Ky është një tjetër vlerësim i impaktit pozitiv për sa i përket zhvillimit social dhe ekonomik të vendit në tërësi dhe i Tiranës si metropoli i Shqipërisë në veçanti, i projektit tashme 8-vjecar të qeverisë “Shqipëria Dixhitale”.

Ky Forum quan Komunitete Inteligjente, ato komunitete të cilat, nëpërmjet sfidave ose vizionit, arrijnë të kuptojnë sfidat e mëdha që sipërmarrjet ekonomike kanë me infrastrukturën e komunikimeve me brez të gjerë, dhe që kanë ndërmarrë hapa të vetëdijshëm për të krijuar një ekonomi të aftë të përparojë nëpërmjet kësaj infrastrukture.