Tirana po përgatitet për ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet të shtunën më 7 qershor, ora 20:45.

Ndërkohë sot ka nisur çmontimi i bizneseve në zonën e stadiumit “Arena Kombëtare”, aty ku do të luhet ndeshja.

Kjo është hera e dytë që diçka e tillë ndodh për një ndeshje futbolli, pas finales së Conference League në vitin 2022.

UEFA dhe policia këtë ndeshje e konsiderojnë të një rrezikshmërie shumë të lartë edhe pse nuk do të ketë tifozë serbë.