Aleanca Kuqezi është tubuar sot në Bulevardin "Deshmoret e Kombit", në pritje të sekretarit amerikan të shtetit John Kerry, ku dhjetra aktivistë kanë vendosur një banderolë ku bejne thirrje që sekretari amerikan nuk duhet të takohet me qeveritarët shqiptar të korruptuar. Në fjalën e tij, kreu i Aleances Kuqezi, Kreshnik Spahiu, i uroi mirëseardhjen sekretarit Kerry, ndërsa i kujtoi atij se, duhet të publikojë emrat e politikanëve kriminelë, të përmendur kohë më parë nga ambasadori i tij, Donald Lu. Spahiu theksoi se, Shqipëria për 25 vjet demokraci ka zero investime amerikane. Më tej, ai bëri me dije se, shqiptarët janë një popull proamerikan, me qeveritarë servilë dhe të korruptuar. "Rreziku i Shqipërisë, banditizmi dhe jo patriotizmi," – tha kreu i AK, Kreshnik Spahiu.
Tiranë, AK: Z. Kerry, mos tako qeveritarët kriminelë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Superiorja, datat dhe oraret e ndeshjeve të javës së dytë, Teuta ndeshet me Tiranën
Shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi, dy të arrestuar
Temperaturat ekstreme përvëlojnë Evropën/ Mbi 35,000 viktima nga 4 valë të njëpasnjëshme të nxehtësisë, Gjermania me bilancin më të rëndë
Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë drejtuesi i Jet Ski në Ksamil





