Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj e ka konsideruar të padrejtë vendimin e Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj tij dhe Lulzim Bashes, kryetarit të Partisë Demokratike. Ministri Beqaj tha se brenda javës do të padisë sërish Bashen në Prokurori. Padia e ministrit të shëndetësisë u bë për akuzat e opozitës në lidhje me konçensionet dhe tenderat në sistemin e shëndetësisë. Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen e ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha me arsyetimin se paditësi, ministri i shëndetësisë Beqaj, nuk është paraqitur në proceset gjyqësore. Pas disa orëve nga komunikimi i vendimit, ministri Beqaj ka mohuar të mos jetë paraqitur, ndërsa paralajmëroi se do t’i drejtohet sërish Prokurorisë me një tjetër padi ndaj Bashës.
Tiranë, pushohet padia ndaj Bashës, ministri Beqaj: Do ta padis përësëri
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zjarret në Shqipëri/ 5 vatra ende aktive, vijon ndërhyrja në Dajt dhe Bulqizë
Berisha komenton garën për Tiranën: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë
INSTAT: Mbi 7 milionë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri në 7 muaj, 2 milionë vetëm në korrik
Superiorja, datat dhe oraret e ndeshjeve të javës së dytë, Teuta ndeshet me Tiranën





