Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, sepse në rrugën “Ali Bushi” kafsha e tij(qen) ka kafshuar një të mitur 5 vjeç, i cili kishte hyrë në oborrin e banesës së 61-vjeçarit. Aktualisht 5-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.