Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, një taksi, një autobus dhe një makinë policie.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy persona, të cilët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.