Tiranë, 25 prill 2014 – Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pasi është qëlluar me armë zjarri. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ali Demit”, pas shkollës “1 Maji”, ku është qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasi Aurel Zenga 36 vjeç.
Dyshohet se ka pasur një sherr mes autorit të krimit Agron G. dhe viktimës. Sipas informacioneve të para viktima është qëlluar me 8 plumba.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit të krimit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





