20 Korrik 2013 – Një 40-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pasi u qëllua me thikë, pas një konflikti me një person të cilit i kishte marrë borxh një shumë parash.
Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan, ku shtetasi Artur Gjiza është qëlluar disa herë me thikë nga Besim Ndreu, pas një konflikti për borxhin e pashlyer, të cilin 40-vjeçari ja kishte marrë autorit për të dërguar të birin në Greqi, për të punuar gjatë muajve të verës.
Kalimtarë të rastit kanë bërë të mundur transportimin e 40-vjecarit në spitalin ushtarak, por ai nuk mundi të mbijetonte, pasi thika i kishte prekur organet jetësore.
Efektivët e komisariatit numër 5 kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit, një thikë rreth 30 cm të gjatë.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
Tiranë, vritet me thikë një person
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze
Misteri i vdekjeve dhe zhdukjeve të shkencëtarëve në SHBA, ish-agjentja e FBI-së hedh poshtë konspiracionet: Rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën…
“Mora mesazh nga lideri suprem i Iranit”, Putin pas takimit me ministrin e Jashtëm Iranian: Vazhdoni të luftoni për sovranitetin tuaj
Gjenerata X pse shpesh quhet “gjenerata e terapisë”? Sfidat emocionale më të shpeshta që kalojnë





