Sërish probleme te Torino. Ekipi granata do të sfidojë sonte në transfertë Monzën e rikthyer në Serie A në javën e parë të sezonit të ri në kampionatin italian, përballje ku nuk do të luajë kapitenin.Trajneri Ivan Juric dhe drejtori sportiv Davide Vagnati u kapën me duar mes tyre për shkak të merkatos. Përplasja fizike nuk mungoi, teksa një person i tretë u përpoq t’i qetësonte.“Skuadrën e bëj unë”, ishin fjalët e drejtorit sportiv, ndërsa trajneri kroat ia ktheu menjëherë: “Ti bën një m… ”.

Juric ka zhvilluar një tjetër sherr të premten në mbrëmje.46-vjeçari nga Spliti nuk e ka pritur aspak mirë dëshirën e Sasa Lukic për t’u larguar nga Torino. Ky i fundit u zgjodh kapiteni i ekipit nga trajneri, ndërkohë që debati mes tyre ka kaluar në nervozizëm dhe përplasje.Trajneri ka vendosur të mos e grumbullojë mesfushorin serb për ndeshjen me Monzën. Situata në ekip nuk është aspak e mirë, teksa tifozët presin që presidenti Cairo t’i japë zgjidhje përfundimisht sherreve dhe problemeve.