Tensione janë regjistruar në një burg në Venezuelë, ku të burgosurit kanë shpërthyer në protesta të dhunshme, duke i vënë flakën dyshekëve dhe duke pushtuar çatinë e institucionit.

Sipas raportimeve të Reuters dhe organizatës për të drejtat e njeriut OVP, të burgosurit kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të burgut, ndërsa akuzojnë rojet për tortura, rrahje dhe ekzekutime të të burgosurve të paarmatosur.

Gjatë trazirave, disa persona kanë mbetur të plagosur nga armë zjarri, ndërsa situata jashtë burgut u tensionua edhe më tej, pasi familjarët e të burgosurve u përleshën me efektivët e Gardës Kombëtare.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë re të dendura tymi të zi që ngriheshin mbi burg dhe ishin të dukshme nga kilometra larg.