VITERBO, 21 PRILL 2013– Njëqind episodet e drogës në Viterbo mes dhjetorit 2008 dhe mars 2009. Ana Roko është akuzuar për këtë veprimtari. 

Shqiptarja 43-vjeçare, e arrestuar tashmë në operacionin më të madh të drogës Gullit, përsëri në burg në Civitavecchia.

Për prokurorët publikë të Romës ishte ende në arrest për të kryer katër vjet dhe tetë muaj burg.

Tashmë pjesës me dy arrestime në vitin 2008 dhe 2010, i shtohet për të kryer tre vjet, shtatë muaj dhe njëzet e nëntë ditë në burg.

Prej këtu, skuadra në Viterbo filloi dje në mëngjes fushatën. Forcat e policisë së skuadrës së Fabio Zampaglione ishin të stacionuar në qytetin e vjetër për orë të tëra duke pritur për të.

Ata e bllokuan sapo ajo po hynte në shtëpinë e saj. Në dorë mbanin një urdhër arresti për dënim me burgim të lëshuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Romës.

Për Rokon është arrestimi i tretë në pesë vjet. Hetuesit besojnë se ajo është një nga shpërndarëset më aktive të drogës në Viterbo. "Zonja e bardhë" e kokainës.

Kështu e quajtë policët kur e arrestuan për here të parë në vitin 2008.

Një fushatë arrestimesh të mëdha: 8 arrestime, 50 të kërkuar, 250 burra të angazhuar në pasurinë e sekuestruar dy milionë euro. Roko ishte e vetmja grua midis të gjithë të arrestuarve. 

Policia u befasua kur ajo hodhi kokainën nga një dritare përgjatë rrugës Vico Squarano. Asnjë urdhër arresti për të, arrestimi i saj u krye në flagrancë. 

Sipas hetimeve të Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia, drejtuar nga  prokurori Roberto Staffa, dyzet vjeçarja shqiptare lëvizte midis Viterbos dhe Romës, ku ajo furnizuaohej me kokainë për ta shpërndarë në provincë. Lëvizte  ditë e natë, kjo ishte arsyeja që coi në ndjekjen e saj dhe zbulimin e lidhjes së saj me një rrjet të tregtarëve të drogës në Belgjikë, Spanjë dhe Shqipëri. Destinacioni i fundit Italia.

Ajo ishte për hetuesit "zonja e bardhë", që transpotonte drogë në Tuscia.

Tani për Ana Rokon janë ri-hapur përsëri dyert e burgut të grave në Civitavecchia. Përveç tre vjet në burg që i kanë mbetur për të bërë, asaj do t’i duhet të paguajë një gjobë prej 26 mijë eurosh.