Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit si të dyshuar për tafikimin drejt Shqipërisë të një automjeti të vjedhur në Suedi.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan vunë në pranga shtetasit S. T., 45 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Drejtorinë e Transportit Rrugor Elbasan, rezultoi se më parë, kanë trafikuar në vendin tonë, një automjet tip “BMW”, të vjedhur në Suedi.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.