Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim gjatë periudhës janar-maj të këtij viti kanë transportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë se sa në 5-mujorin e vitit të kaluar.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në këto 5 muaj tragetet kanë transportuar 368.549 tonë mallra, të ngarkuar në kamionë dhe trajlera.
Kjo është një sasi 10 për qind më e lartë se sa e 5-mujorit 2017, ndërsa importet dhe eksportet për të njëjtën periudhë janë rritur përkatësisht me 9 dhe 11 për qind.
Tragetet kanë transportuar 29.117 kamionë dhe 2.497 trajlerë në 5 muaj, përkatësisht 4 dhe 5 për qind më shumë se sa në janar- maj 2017.
Në periudhën janar-maj 2018 tragetet janë shfrytëzuar nga 197.927 udhëtarë dhe 37.814 autovetura.
Nga të njëjtat burime mësohet se tragetet kanë kryer 376 lundrime vajtje-ardhje, ose 3 lundrime më shumë se në 5 muajt e një viti më parë.