13 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën pasi një minibus u përplas me një kamion në një autostradë në Nanyang, thanë autoritetet.
Minibusi i licencuar për të transportuar deri në 9 pasagjerë po transportonte 16 persona, kur u përplas me një kamionin në një autostradë në provincën Henan, tha policia e trafikut në mediat sociale.
Autoritetet dërguan një ekip në vendngjarje për të “mbikëqyrur hetimet dhe menaxhimin e situatës”.





