Tragjedi në Lojërat paralimpike që po zhvillohen aktualisht në Rio De Janiero. Pasditen e të shtunës u nda nga jeta çiklisti iranian Bahman Golbarnezhad pas një aksidenti të rëndë me pasoja tragjike. 48-vjecari goditi keq kokën pas një rrëzimi në dishezë në xhiron e parë të garës së kronometruar. Arsyeja e aksidentit të rëndë ishte se rrota e biçikletës së Golbarnezhad hyri në një kanal betoni duke detyruar çiklistin të humbasë kontrollin. Goditja në kokë ishte aq e fortë saqë 48-vjeçari nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra.

Lajmi për ndarjen nga  jeta të Bahman Golbarnezhad u bë publik nga komiteti olimpik iranian. Edhe pse fillimisht informacionet e para dhanë lajmin për ndarjen e menjëhershme nga jeta të ciklistit iranian më pas organizatorët saktësuan se Golbarnezhad u transportua me urgjencë në spital por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra. Në orën 16.40 me atë të Rio De Janeiros, u zyrtarizua edhe lajmi për ndarjen nga jeta të çiklistit iranian.