Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ishte sot në familjen Avdia për të përcjellë ngushëllimet e tij siç tha ai si prind dhe si qytetar.

“Nuk dua të keqintepretohet vizita im. Kam marrë pjesë për t’i shprehur ngushëllimet e mia për këtë humbje si prind, si qytetar. Falenderoj familjen Avdia që më mirëpriti.”, tha Drejtoi i Policisë pas vizitës në banesën e prindërve të Jonadës.

Familja i dha lamtumirën dje vogëlushes 7-vjeçare e cila humbi jetën pasi u godit nga skafi që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase.

Ngjarja tragjike u shënua më 2 gusht 2022 në plazhin Potam të Himarës. Polici Tase u arrestua për akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ndërkohë që u njoftua se në hetim është dhe i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Policisë Kufitare të Vlorës, e cila është shkarkuar.

Sakaq, sot është njoftuar që do të mbahet protestë përpara Ministrisë së Brendshme në orën 19:00.