Mediat bullgare raportojnë se shkaku i përplasjes së autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku vdiqën 45 persona, mund të jetë humbja e orientimit të shoferit shkaku i gjendjes së infrastrukturës, duke përfshirë rrugën, tabelat dhe shenjat.

Ky është mendimi i dy ekspertëve nga Qendra Evropiane për Siguri Rrugore, Diana Rusinova dhe Krassimir Georgiev, shkruan Dnevnik.

Ky medium raporton se ata mbrëmë kanë kryer një eksperiment me një autobus të ngjashëm në itinerarin e mjetit të aksidentuar. Ata nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit pasi rruga është ende e mbyllur. Megjithatë, edhe para këtij seksioni, gjendja e “shënjimeve dhe shenjave është e keqe,” tha Georgiev.