Një tjetër i mbytur në bregdetin e Durrësit, brenda një harku shumë të shkurtër kohe. Pas një të moshuari që u mbyt duke u larë në plazhin e Sektor Rinia, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit ka humbur jetën një i ri.
Policia bën të ditur se dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.