Nëse ka ndërmend të futet në librin e rekordeve Guinness, Mauricio Xamparini po ia del mbanë: presidenti siçilian ka pushuar nga puna edhe trajnerin Valter Novelino, duke rikthyer në drejtim Davide Balardinin. Humbja kundër Lacios ka qenë fatale për Novelinon, i cili kishte vetëm pak ndeshje në drejtim, por largimi i tij nuk është një befasi, duke parë “cirkun” e Palermos këtë sezon. Klubisiçilian ka ndërruar 7 trajnerë, por 2 prej tyre janë larguar e rikthyer, ndaj mund të llogariten 9 të tillë deri tani. Pas takimit me presidentin, Balardini ka pranuar të kthehet në drejtim, por është e qartë që ndoshta do të qëndrojë vetëm pak javë dhe ka kohë për të paktën dy trajnerë, që të bëhet fiks një formacion me 11 trajnerë të ndërruar gjatë këtij sezoni tragjikomik.
Tragjikomedi në Palermo
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
14 vatra zjarri në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive
Droni me eksploziv në aeroportin e Leipzigut, hetohet një sulm i mundshëm terrorist
Orteku në Pakistan merr 10 jetë, gjenden katër trupa të tjerë alpinistësh
Irani dhe Omani bien dakord për itinerarin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit





