Gian Piero Gasperini protagonist i një debati me disa tifozë të Milanit pas ndeshjes së humbur nga Atalanta në San Siro.

Teksa u largua nga stadiumi me makinën e tij personale për të shkuar në shtëpi, trajneri u rrethua në trafik nga një makinë që mbante tifozë kuqezi, të cilët, duke e njohur, filluan të bërtasin ndaj tij.

Në klipin që u bë viral, dëgjohet: “Nuk ke fituar kurrë.”

Gasperini më pas u hodhi tifozëve të Milanit sanduiçin që po hante, i cili përfundoi në makinën tjetër nga dritarja.

Trajneri i Atalantës vazhdoi të shante tifozët e Milanit, e më pas ngriti xhamin e makinës për të mos lejuar që i njëjti sanduiç të hidhej mbi të.

Atalanta humbi ndaj Milanit me rezultatin 2-0 në San Siro.