Zekirija Ramadani ka firmosur zyrtarisht në kampionatin e Arabisë Saudite. Trajneri nga Shkupi është prezantuar ditën e sotme me skuadrën e Ohod Medina, skuadër kjo që militon në ligën e dytë arabe.
Ramadani nuk është trajneri i parë shqiptar që firmos në Arabinë Saudite, duke qenë se sezonin e fundit ishte Ernest Gjoka trajneri i skuadrës së Ohod. Ai arriti të përmbushte objektivin që ishte mbijetesa dhe më pas u shkarkua duke i lënë vendin Emanuel Egbos.
Ramadani ishte së fundmi trajner i Gjilanit në Kosovë ndërkohë që në Shqipëri ka drejtuar edhe skuadra si Egnatia apo Flamurtari.