Kategoritë inferiore në futbollin shqiptar prodhojnë shpesh episode të çuditshme.
Një prej tyre erdhi në ndeshjen mes Maliqit dhe Delvinës. Trajneri i Delvinës, Markelian Alinani, mungon pas shoqërimit me urdhër të SPAK disa ditë më parë.
Kështu në stadiumin “Jovan Asko” ra në sy se mjeku i ekipit bëri edhe trajnerin te miqtë. Përveç hyrjes në fushë, kur duhet të japte ndihmë mjekësore, ai udhëzonte edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë.