Këto ditë sipas Institutit të Statistikave INSTAT, në strukturën e transportit të mallrave me det, hekurudhë dhe ajër, kryeson ai detar, respektivisht për periudhën tetor dhe 10-mujore zuri 53,1% dhe 53,9%, raporton ATSH.
Struktura e transportit të eksporteve të mallrave
Në tetor 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 60,5 %, me rrugë 38,4 % dhe me ajër 0,3 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në tetor 2018, janë rritur me 19,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në dhjetëmujorin 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 58,8 %, me rrugë 36,1 % dhe me ajër 0,6 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në dhjetëmujorin 2018, janë rritur me 16,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Transporti detar kryeson importet e mallrave
Në tetor 2018, mallrat e importuara me det zënë 49,3 %, me rrugë 45,2 % dhe me ajër 3,3 %. Mallrat e importuara me hekurudhë, në tetor 2018, janë ulur me 0,7 %, krahasuar me tetor 2017. Në dhjetëmujorin 2018, mallrat e importuara me det zënë 51,5 %, me rrugë 43,6 % dhe me ajër 2,8 %. Mallrat e importuara me hekurudhë, në dhjetëmujorin 2018, janë ulur me 17,0 % dhe me rrugë janë rritur me 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.