Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, anijet tregtare dhe tragetet e linjave nga/për në Durrës kanë transportuar 8 për qind më shumë mallra, se sa e njëjta periudhë e vitit 2016.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, afro 437 mijë tonë mallra të përpunuara i përkasin eksporteve, me një rritje prej 51 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në katër muaj, importet kanë arritur në shumën prej 706.549 mijë ton, ose 8 për qind më pak se sa 4-mujori i parë i vitit 2016.

Nga anijet janë përpunuar afro 883 mijë tonë mallra, ose 9 për qind më shumë se sa 4-mujori i parë 2016, ndërsa nga tragetet afro 261 mijë tonë, 5 për qind më shumë se sa periudha janar-prill i vitit të kaluar.

Anijet dhe tragetet në këto katër muaj kanë transportuar 1.143.470 tonë mallra gjithsej.