Gjykata e Kasacionit ka anuluar tre dënimet e dhëna në apel për tre prej të pandehurve të përfshirë në operacionin “Taxisist” të kryer nga drejtoria antimafia e qarkut Leçe, të cilët zgjodhën procedurën e shkurtuar në shkallë të parë.

Bëhet fjalë për: Bledar Bajramaj, 34-vjeçar shqiptar me banim në Milano dhe Feim Lamaj, 38-vjeçari shqiptar, me banim në provincën e Pistoia, secilit prej tyre ishte dënuar me njëzet vjet burgim (në shkallën e parë dhe të dytë).

Hetimi kishte të bënte me trafikun e drogës, të importuar nga Holanda dhe Shqipëria, dhe rishitur në sheshet e provincave Lecce, Brindisi dhe Taranto dhe përfundoi në dhjetor 2019 me 12 arrestime.