Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski ka hapur një kompani private pranë në qytetin Pecel në Hungari. Mesa duket Gruevski ka filluar krejtësisht një jetë të re.

Ish-kryeministri i Maqedonisë ka një dënim me burg në vendin e tij për korrupsion, por prej 3 vitesh është në arrati. Hungaria i ka ofruar azil dhe ka refuzuar ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.

Gjithsesi Gruevski nuk rikthehet dot në Maqedoninë e Veriut, edhe pse partia që la vijon të jetë zëri kryesor i opozitës. Në rast kthimi ai do të arrestohet menjëherë, por ndërkohë ai ka menduar që të vijojë jetën në Hungari duke hapur biznes.