ITALI– Dy italianë kanë vdekur në një ortek në veri-lindje të Italisë, në të njëjtën luginë ku një ditë më parë u vranë gjashtë turistët ruse, bën të ditur agjencia e lajmeve “BBC”.

Aksidenti ndodhi në Luginën e Fiemes, në provincën e Trentos. Të dy burrat që vdiqën ishin vendas dhe skiatorë ekspertë.

Njëri prej tyre punonte në një qendër trajnimi të policisë alpine. Trupat e tyre u gjetën të mbuluar me dëborë.

Vetëm disa orë më parë një grup turistësh rusë humbën jetën ndërsa po udhëtonin në një zone të pandriçuar në Malin Cermis.

Ngjarja ndodhi në të njëjtën zonë. Të katër gratë dhe dy burrat humbën jetën kur u rrëzuan në një gropë të thellë të premten vonë, ndërsa po përpiqeshin të ktheheshin në errësirë në hotelin e tyre.