Italia është mungesa e madhe në Botërorin e Katarit. Kombëtarja e kaltër e Roberto Mancinit, regjistroi mungesën e dytë radhazi në një Kupë Bote pas dështimit për t’u kualifikuar në Rusi 2018.

Federico Bernardeschi, i cili në verë la Juventusin për t’u transferuar në MLS tek ekipi i Torontos. Në një rrëfim për GDS, 28-vjeçari, i cili verën e vitit të kaluar fitoi Euro 2020 me Italinë, komentoi mungesën në Katar 2022.

“Më dhemb fakti që nuk po luaj në Botëror, pasi e meritonim pjesëmarrjen. Katër Kombëtaret që fituan turnetë kontinentalë, duhet të kualifikoheshin direkt në Katar 2022. Mendojeni pak: unë jam kampion Europe, por nuk kam luajtur kurrë në një Kupë Bote… Kjo është absurde!”, u shpreh sulmuesi i djathtë, autor i 39 ndeshjeve dhe 6 golave me Italinë.