Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar një tjetër urdhër ekzekutiv që lidhet me deklasifikimin e dokumenteve për vrasjet e bujshme që kanë tronditur Amerikën. Bëhet fjalë për atentatet ndaj John Fitzgerald Kennedy, vëllait të dij Rober Kennedy dhe Martin Luther King.
“Shumë njerëz e presin këtë, për shumë kohë, për dekada të tëra. Gjithçka do të zbulohet”, – tha Donald Trump. Ky është një nga premtimet parazgjedhore të Donald Trump, i cili kishte dhënë se do ta bëntë që në mandatin e tij të parë, por nuk e realizoi dot.
Janë tre atentate, në vitin 1963 ndaj Presidentit John Kennedy dhe në 1968 të Robert Kennedy dhe Martin Luther King që tronditën SHBA-në. Atentati i parë ndaj Presidentit Kennedy ka krijuar skenarë të pafund konspirative se kush, si dhe pse planifikoi vrasjen e një presidenti popullor.