Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator homologun kinez Xi Jinping dhe Peng Liyuan, zonjën e parë të Kinës.

“E presim me padurim. Dhe tani do të doja të ngreja një gotë dhe të ngrija një dolli për lidhjet e pasura dhe të qëndrueshme midis popullit amerikan dhe atij kinez.”, tha Trump, ndërsa e cilësoi vizitën në Pekin si një nder të madh dhe se pritja ka qenë madhështore.

“Sot patëm biseda dhe takime jashtëzakonisht pozitive dhe produktive me delegacionin kinez më herët, dhe kjo mbrëmje është një tjetër mundësi e çmuar për të diskutuar midis miqve disa nga gjërat që diskutuam sot.”, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Sipas liderit amerikan, marrëdhënia SHBA-Kinë është “një nga më të rëndësishmet në historinë e njerëzimit”.

Nga ana tjetër, presidenti kinez theksoi se dy vendet duhet të jenë partnerë, jo rivalë dhe se slogani që shpesh ka përdorur Trump, “Ta bëjmë sërish SHBA të madhe”, duhet të shkojnë dorë për dore me rigjallësimin e kombit kinez.

“Populli i Kinës dhe ai i Shteteve të Bashkuara janë të dy popuj të mëdhenj. Arritja e rigjallërimit të madh të kombit kinez dhe bërja e Amerikës përsëri e madhe mund të shkojnë dorë për dore.

Ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin të ketë sukses dhe të përparojmë mirëqenien e të gjithë botës. Dy vendet tona duhet të jenë partnerë, jo rivalë.”, u shpreh ai.