Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të hënën përmes një postimi në “Truth Social” ka njoftuar se bisedimet me Iranin vijojnë.
“Bisedimet po vazhdojnë, me një ritëm të shpejtë, me Republikën Islamike të Iranit. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan ai.
Ky reagim vjen pas raportimeve se Irani po ndalonte negociatat indirekte me SHBA-në pasi Izraeli urdhëroi trupat e tij të shtyheshin më thellë në Liban, duke ndërlikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës tre-mujore.





