Në hapje të samitit të NATO-s në Ankara, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se Groenlanda ishte e rëndësishme për Amerikën, por jo Danimarkën.
“Groenlanda është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, por jo për Danimarkën”, u shpreh ai, duke iu referuar territorit autonom danez.
Duke iu referuar pranisë ushtarake amerikane në ishull gjatë Luftës së Dytë Botërore, Trump tha:
“Ne e morëm Groenlandën dhe pastaj, si budallallëk, ua kthyem mbrapsht. Nuk duhej t’ua kishim kthyer atyre sepse ne jemi ata që kanë nevojë për të.”
“Ata u mundën shumë shpejt. Danimarka u mund në më pak se një ditë nga nazistët. Kur kjo ndodhi, ata menjëherë e kaluan kontrollin tek ne. Nuk e di pse”, shtoi ai.





