Presidenti amerikan, Trump gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat në Francë tha se marrëveshja me Irani mund të nënshkruhet të enjten ose të premten.
Trump u shpreh se gjithë jeta e tij ndër vite ka të bëjë me marrëveshjet. Sipas tij ndonjëherë ndodhin gjëra të çmendura me marrëveshjet.
“Ne me shumë mundësi do të nënshkruajmë një marrëveshje.Irani dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje dhe ata kanë vepruar shumë në mënyrë të përshtatshme”, tha ai.
Se çfarë përfshin saktësisht marrëveshja është një çështje konfuzioni, pasi Trump dhe administrata e tij kanë hedhur poshtë detajet e raportuara publikisht pa dhënë detaje konkrete, të cilat ata thonë se janë të sakta.
Trump tha gjithashtu se një kopje e marrëveshjes do të publikohet dhe se SHBA-të i dërguan një kopje Izraelit.





