SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar pretendimet e Marinika Tepiç se ai është i lidhur me kartelet e drogës.

Më pas, në një videoprojektor u transmetua një pjesë nga konferenca për shtyp e nënkryetares së Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Tepiç e cila tregonte fotografi të pakove me drogë, për të cilat pretendonte se në to ndodhej fytyra e udhëheqësit serb. 

“Dua t’ju njoftoj se në vitin 2017 u arrestua një grup prej 10 personash për shkak të një sulmi ndaj djalit tim. Sulmuesit ishin të armatosur.

Ndoshta atëherë kam bashkëpunuar me ta, sepse nuk dua t’i bëj keq fëmijës tim”, tha ai.

Ai më pas tregoi një fotografi të presidentit kolumbian, për të cilën tha se Tepiç kishte pretenduar se ishte Vuçiç.

Gjithashtu Vuçiç lexoi një komunikim të supozuar në Sky ndërmjet Radoje Zvicerit dhe avokatit Dejan Lazareviç. 

“Nuk kam parë kurrë drogë në jetën time, i dëshiroj më të keqen shpërndarësve të drogës.

Asnjëherë nuk e kam pasur aplikacionin Sky, as unë dhe as kush nga familja ime. Nëse kjo nuk është e vërtetë, le ta thotë Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe unë nuk do të jem më president.

Kërkoj nga prokuroria të tregojë nëse ka ndërmarrë veprime ndaj këtyre personave dhe ndaj mediave që kanë marrë pjesë në këtë çështje.

Kam informacion që kjo çështje ndodhet në prokurori prej vitesh”, deklaroi Vuçiç.

Gjithashtu Tepiç, ka deklaruar se në ditët në vijim do të publikojë informacione që e lidhin presidentin serb, Aleksandar Vuçiç me kartelet e drogës.

Në një konferencë për shtyp në Kuvendin e Serbisë, Tepiç tha se Vuçiç kishte kontakte me organizatat për kontrabandë dhe shitje të drogës falët Filip Koraqit, i cili në vitin 2023 u ekstradua në Francë nga Hungaria.