Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, me pretendimin se ka probleme me shëndetin, dhe është intolerant ndaj disa ushqimeve.

Në kërkesën e depozituar nga avokati i tij bëhet me dije se Tushe vuan prej vitesh nga sëmundja kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute,  nga mushkëria si dhe është  alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve.

Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.

“Z. Tushe vuan prej vitesh  nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute,  nga mushkëria si dhe është  alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga  të dhënat e pasqyruara në dokumentat e poshtëshënuara”, thuhet në shkresë.

Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjerë të këtij  Bashkisë Lushnje u arrestuan disa ditë më parë.

Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës pasi rezultojnë të përfshirë në një tender abuziv me fond 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës.