Policia ka zbuluar identitetin e 70-vjeçarit trupi i të cilit u gjend pa jetë i dekompozuar në një kanal në Fier.

Viktima është identifikuar si Sotiraq Peto, banues në lagjen “15 Tetori” në Fier, për të cilin djali i tij bëri kallzim në polici një muaj më parë.

Njoftimi i policisë Fier:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi Sotiraq Peto, 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Sotiraq Peto nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.