Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen  e sotme në Ksamil, ku një pushues i huaj është plagosur rëndë pasi është zhytur me kokë në det.

Bëhet me dije se ka mbetur i plagosur një turist nga Rumania, Catälin Dumitru Macanu, 38-vjeç.

Ky i fundit është transportuar e helikopter drejt Traumës, pasi ka marrë plagë të rënda.