Një 48-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi u kap duke kultivuar bimë narkotike në fshatin Rranxë. Gjithashtu policia bën të ditur se është shpalluar në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij. 

Po ashtu gjatë veprimeve operacionale të kryera u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, dy automjtet në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Vijon plani policor i posaçëm, i koduar “Koordinata”, për nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

U identifikua dje, si autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, lokalizohet dhe kapet 48-vjeçari.
Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, gjithashtu të identifikuar dje.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, për kapjen e 2 shtetasve të cilët u identifikuan si bashkautorë të kultivimit të 136 bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, lokalizuan dhe vunë në pranga njërin prej tyre, konkretisht shtetasin S. H., 48 vjeç.

Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti i shtetasit S. H. dhe automjeti i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.