Një 35-vjeçar shqiptar i cili kërcënoi me sëpatë policinë italiane dhe më pas u përpoq të ikte është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në via Toscanini, në orët e vona të mëngjesit të sotëm, 14 nëntor.

Policia u lajmërua për një vjedhje që po ndodhte brenda zyrave të një kompanie.

Sapo ka hyrë në magazinë, policia ka parë menjëherë 35-vjeçarin.

Shqiptari më pas mori një sëpatë, filloi të kërcënonte dhe sulmonte oficerët.

Policia përdori spraj, por pa efekt sepse shqiptari tentonte sërish të sulmonte efektivët.

Ai tentoi të arratisej por u neutralizua shpejt pas një përleshjeje me policinë.

Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në spital me frakturë në këmbë, si pasojë e rrëzimit gjatë tentativës për arratisje.