Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi prej 8 kilogramësh kokainë.

Mediat italiane shkuajnë se operacioni u krye në zonën e Oleggio, në Novara, teksa droga ishte e paketuar dhe fshehur brenda mjetit me të cilin udhëtonte autori.

I arrestuari nuk ka pasur precedentë penalë të mëparshëm. I ndaluar për një kontroll rutinë rrugor, ai kishte ngjallur dyshime te karabinierët.

Një intuitë kjo që rezultoi plotësisht e saktë: në makinë ai po fshihte kokainë të pastër, e ndarë në ‘tulla’. Pakot kishin të stampuar mbi to edhe figura që nënkuptonin kodet për porositësit apo blerësit e mallit, si ankronime të shkronjës “HMX” dhe emoji ‘spidermani’.

Efektivët deklaruan se shoferi tregoi shenja të qarta nervozizmi, teksa mjeti u dërgua në kazermën e Novara për kontroll të imtësishëm. Brenda mjetit, një ngarkesë me vlerë rreth 1 mln euro nëse shitej me pakicë.

Shqiptari u arrestua në flagrancë dhe u transferua në burgun e Novarës, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.